Policia e Londrës ka një super-lajm për Granit Xhakën (FOTO)

Granit Xhaka nuk është akuzuar për fyerje raciste ndaj një punëtori të aeroportit të Londrës

Sport

13/02/2017 21:21

Policia e Londrës ka njoftuar se nuk do të ketë masa ndaj Granit Xhakës, i cili ishte akuzuar se ka fyer një punonjës të aeroportit Heathrow.

Xhaka ishte intervistuar nga policia, ku edhe kishte mohuar akuzat ndaj tij.

Kujtojmë se Xhaka ka munguar në katër ndeshjet e fundit për Arsenalin për shkak të suspendimit, por do të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës ndaj Bayern Munichut.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.