Policia e Kosovës shton sigurinë në prag të votimit të UNESCO-s

Në prag të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Policia e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet në mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore fetare.

Lajme

08/11/2015 22:47

Kjo sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha po bëhet për shkak të parandalimit të ndonjë incidenti eventual i cili do të mund të kishte ndikim në këtë proces.

Hoxha ka thënë për Klan Kosovën se Policia e Kosovës në vazhdimësi angazhohet në mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare dhe sipas vlerësimeve ndërmerr edhe veprimet e nevojshme, shkruan Gazetablic

Ndërsa ka theksuar se në dy muajt e fundit nuk ka pasur asnjë incident apo sulm ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Republikën e Kosovës.