Policia e Kosovës rrethon banesën e Albin Kurtit

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka rrethuar banesën e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit te Parku i Qytetit.

Lajme

22/11/2017 09:03

Ndaj Kurtit është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net.

Ish-kryetari i VV-së, më herët është kërkuar në zyrat e kësaj partie mirëpo nuk është gjetur.

Kujtojmë, se përveç Albin Kurtit, në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës do të paraqiten edhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli. /Lajmi.net/

23828612_1753952604655980_2104658881_o 23846222_1753950917989482_885169516_n 23846480_1753950884656152_690960324_n 23804700_1753950881322819_845115019_n