Policia e Kosovës “pushton” Shkodrën (FOTO)

Përveç policëve, edhe shumë tifozë kosovarë kanë udhëtuar për në Shkodër.

Sport

06/10/2016 12:43

Shumë efektivë të Policisë së Kosovës janë shpërngulur sot në Shkodër, për të ofruar edhe më tepër siguri para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Kosovë-Kroaci.

Përveç policëve, edhe shumë tifozë kosovarë kanë udhëtuar për në Shkodër.

Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë sot skuadrën përfaqësuese të Kosovës, e cila do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018, raporton “Top Channel”.

Pas barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, skuadra e Albert Bunjakut do të kërkojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Ndërsa futbollistët po përgatiten për këtë përballje, në Prishtinë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit, arsyeja që detyrojnë Kosovën të luajë ndeshjen e saj në Shkodër.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.