Policia e Kosovës largon ‘Plisat’ nga ‘Minatori’, kjo është arsyeja (FOTO)

Policia e Kosovës ka larguar nga palestra ‘Minatori’ tifozët e Sigal Prishtinës, Plisat, në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj vendasve të KB Trepçës.

Sport

17/02/2017 21:08

Plisat që në palestër kanë mbërritur në fund të çerekut të parë, janë detyruar të largohen pas pjesës së parë.

Siç mëson Lajmi.net, deri te ky vendim policia ka ardhur pas provokimeve që kanë bërë grupi i tifozëve Plisat, duke hedhur edhe gjësende.

Tribuna e liruar nga Plisat, tani është mbushur me tifozë mitrovicas./Lajmi.net/