Policia e Kosovës ka rritur në 70% zbulimin e autorëve të vjedhjeve

Janë gati 30 kamera sigurie të vendosura në marketin “Toni” në Prishtinë, por kjo nuk paraqet aspak problem që persona të ndryshëm të vjedhin gjithçka që mund të fusin në gjepat e tyre.

Lajme

04/04/2015 20:13

Javën e kaluar në këtë lokal, tre persona u futën dhe morën ato para që ndodheshin në njërën arkë, derisa njëri nga ta ishte i armatosur me një AK-47, raporton KTV.

Pronari ka bërë të ditur se punëtorët që ishin duke punuar, janë traumatizuar e madje edhe e kanë lënë punën.

Video të tilla, ku persona të armatosur hyjnë në biznese të ndryshme dhe vjedhin nën kërcënime, janë shpeshtuar.

Sipas Policisë së Kosovës, veprat e vjedhjes krahasuar me periudhat e ngjashme të viteve paraprake, kanë shënuar rënie.

Zëdhënës i PK-së Baki Kelani, ka bërë të ditur se edhe niveli i zbulueshmërisë së autorëve të këtyre veprave ka shënuar ngritje, duke mbërritur në gati 70 % të rasteve.