Policia e Kosovës arreston gjashtë persona në Shtërpcë

Policia e Kosovës arreston gjashtë persona në Komunën e Shtërpcës, 3 prej të cilëve dyshohet se janë pjesë formacionit të MUP’it.

Lajme

04/03/2014 14:39

Gjatë një operacioni në Komunën e Shtërpcës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor gjashtë persona, 3 prej të cilëve dyshohet se janë pjesë e formacionit të MUP’it serb.

Basri Shabani, shef i operativës në Drejtorinë Rajonale të Ferizajit, ka thënë për Kosovapress se dyshohet që disa prej të arrestuarve  janë pjesëtar të MUP’it, megjithëse për momentin  nuk mund të konfirmohet një gjë e tillë.

KosovaPress mëson se Policia e Kosovës në ditën e zgjedhjeve kishte arrestuar një pjesëtar të MUP-it serb, të cilit ia kishte gjeture edhe një USB-i, në të cilën kishin gjetur emrat e disa personave, pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kishin raportuar për MUP-in serb dhe si rrjedhojë e kësaj kanë ardhur edhe arrestimet e sotme të gjashtë personave.