Policia e gatshme për protestën e serbëve në veri të Mitrovicës

Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës sot kanë paralajmëruar protestë.

Lajme

27/11/2018 10:55

Në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës në 100 për qind për mallrat serbe, sot serbët e pjesës veriore të Mitrovicës kanë paralajmëruar protestë, raporton lajmi.net.

Edhe pse protesta është paralajmëruar si e qetë, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura për këtë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës.

“ Protesta do të mbahet para Gjykatës dhe gjithçka është në rregull. Janë marrë masat e duhura”, ka deklaruar Hoti për lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se kjo është paralajmëruar si protestë e qetë dhe se për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë do të kujdeset njësiti i policisë regjionale.

“E kemi ne njësitin në nivel regjional dhe janë ata që përkujdesen për rendin pa problem”, tregoi Hoti. /Lajmi.net/