Policia e gatshme me autoblinda e topa uji

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë përreth institucioneve të shtetit si qeveria dhe Kuvendi.

Lajme

26/02/2016 10:14

Por përveç numrit të madh të pjesëtarëve të saj, në prapavijë janë vendosur edhe automjetet të cilat përdoren për raste të tilla.

Derisa opozita ka paralajmëruar fillimin e protestës rreth orës 10:00, kurse seanca të nisë në orën 11:00, policia është përkujdesur që afër të ketë edhe automjetet ë përdoren në raste trazirash, raporton lajmi.net.

Lajmi.net ka fotografuar edhe autoblindat e policisë si dhe pranë saj edhe automjetin tjetër që i furnizon ata me topa uji.

Sidoqoftë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita është deklaruar se gjithçka duhet të jetë qetë. /lajmi.net