Policia demanton: Nuk është rrëmbyer gazetarja e RTSH-së

Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e disa mediave se dje në Prishtinë është kidnapuar një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Lajme

19/06/2018 12:47

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,  ka thënë për lajmi.net se raportime të tilla nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se vetura e gazetarës në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër e cila dyshohet se është rrëmbyer.

“S’ka të bëj me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, janë ardhë e kanë marrë, ama ajo lidhet vetëm pse ka qenë një veturë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj mirëpo nuk ka të bëj fare me gazetaren në fjalë”, bëri të ditur Ahmeti për lajmi.net.

Ende nuk dihet për detaje tjera rreth këtij rasti./Lajmi.net/