Policia britanike vazhdon kërkimet për objektin që helmoi dy persona me Noviçok

Policia britanike është duke vazhduar kërkimet në Sallsbëri dhe Eimsbëri në jugperëndim të Britanisë, për të identifikuar koshin e mbeturinave, i cili dyshohet të ketë gjurmë të agjentit nervor, Noviçok.

Bota

06/07/2018 16:53

Më shumë se 100 zyrtarë policorë janë duke kërkuar artikullin që ka helmuar dy persona gjatë vikendit në Eimsbëri.

Qyteza gjendet afër vendit ku ishin helmuar muaj më parë ish-agjenti rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia më 4 mars.

Të dy viktimat, Dawn Sturgess and Charlie Rowley, janë në gjendje kritike në spital.

Policia ka njoftuar se ka zbuluar që dy britanikët i janë ekspozuar agjentit nervor pasi kanë bartur një “artikull të kontaminuar” që mund të jetë përdorur në tentim-vrasjen ndaj Skripalëve.

Zyrtarët britanikë fajësojnë Rusinë për rastin Skripal, që ka ndodhur në muajin mars.

Kremlini në anën tjetër kundërshton çdo keqbërje.

“Është plotësisht e papranueshme që njerëzit tanë të jenë shënjestra aksidentale, apo se qytetet e parqet tona të jenë tokë për helm”, ka thënë ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid më 5 korrik.

Noviçok është agjent nervor i kategorisë ushtarake që është zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik.