Policia belge kërkon informata për këtë person

Policia e Brukselit ka publikuar edhe një foto të një personi të dyshimtë për pjesëmarrje në shpërthimet në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit.

Bota

22/03/2016 18:35

Duke e postuar këtë foto në rrjetet sociale, policia ka kërkuar informata nga qytetarët për ta identifikuar këtë person, transmeton lajmi.net.

“Policia është duke kërkuar për identitetin e këtij personi. Ai është i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e aeroportit Zaventem të Brukselit të martën, më 22 mars 2016. Nëse e njihni këtë person apo keni ndonjë informatë lidhur me sulmin, ju lusim që të kontaktoni në lidhjen falas për hetime në numrin 0800 30 300”, thuhet në njoftimin e policisë belge.

5513_1150628938305432_693051972649559008_n

Untitled