Policia: Balotazhi ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore

Angazhimet policore në planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në raundin e dytë, që kishin për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para dhe gjatë procesit të balotazhit,janë realizuar me sukses nga Policia e Kosovës.

Lajme

19/11/2017 20:59

Plani policor ka paraparë edhe inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit, duke përfshirë edhe masat penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, të cilat sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës edhe këtë herë ka bërë vlerësimet e saja në aspektin e sigurisë, dhe ka vlerësuar se në përgjithësi procesi zgjedhor-balotazhi ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, por me disa incidente të vogla të cilat në një mënyrë apo tjetër nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Bazuar në raportimet zyrtare të deritanishme janë evidentuar disa incidente të natyrave të ndryshme, por që me veprimet profesionale dhe të menjëhershmejanë menaxhuar me sukses nga autoritetet kompetente, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, transmeton lajmi.net.

 Në Policinë e Kosovës në të gjitha rajonet ku është zhvilluar procesi i balotazhit dhe në komunën ku është ri-votuar,është evidentuar vetëmnjë (1) rast penali pengimit të procesit të votimit, si dhejanë trajtuar disa informacione apo incidente të natyrave të ndryshme, të cilat Policia e Kosovës i ka trajtuar dhe menaxhuar me sukses sipas procedurave të parapara ligjore.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të zyrtarëve policor lidhur me këto raste/incidente janë intervistuar shtatë (7)persona. Pas konsultimit me prokurorët kompetent gjashtë prej tyre janë liruar pasi që nuk ka pasur elemente të ndonjë vepre penale, ndërsa ndaj njërit prej tyre është iniciuar rasti pengim i procesit të votimit, sipas nenit 217. P. 1, i cili është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave njerëzore në përgjithësi deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor. /Lajmi.net/