Policia asgjëson 570 rrënje kanabisi në Shkodër

Policia e qytetit të Shkodërs në Shqipëri, ka asgjësuar plot 570 rrënjë kanabis sativa(marihuanë) në fshatin Bene. Sipas informacioneve të policisë, bimët janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ndërsa po vazhdon puna për kapjen e autorëve, raportojnë mediat në Tiranë.

Lajme

02/06/2015 20:07

Në një deklartë të polcisë thuhet se rrënjët e bimës narkotike janë gjetur në nëntë parcela.

“Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku në fshatin Bene, të komunës Shllak, në Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan : 9 parcela me gjithsej 570 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e polcisië.

Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Ndërsa nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar për mbjelljen e kësaj bime të ndaluar në Shqipëri.