Policia arreston tre shqiptarë me 3 kg kokainë

Një grup kriminal që merrej me trafikun e kokainës në Greqi është kapur sot nga policia në Athinë. Katër pjesëtarët e grupit, tre shqiptarë dhe një grek u arrestuan, ndërsa dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Lajme

03/06/2015 17:29

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 34 dhe 32 vjeç si dhe një femër 27 vjeçe, ndërsa shtetasi grek është 52 vjeç. Arrestimi i tyre erdhi pasi policia zbuloi se grupi po importonte kokainë nga vendet ku prodhohet kjo drogë, transmeton Shekulli.

Sipas hetuesve, pjesëtarët e grupit kishin një plan specifik dhe rol diskret në kontaktimin e furnizuesve, përzierjen e drogës, si dhe transportin, fshehjen dhe shpërndarjen e drogës, gjë të cilën e bënin duke e fshehur në vende të adoptuara në makinë.

Nga mësymja në banesat e të arrestuarve, pronën dhe makinat e tyre, policia gjeti dhe konfiskoi 3.387 kg kokainë, një sasi të vogël kanabis dhe lëndë për përzierje për drogën, 43 600 euro kesh, një armë, tri makina, 10 telefona dhe peshore elektronike.