Policia arreston të dyshuarin që vodhi arkën e xhamisë në Istog

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të arkës në xhaminë e Istogut.

Lajme

18/02/2019 12:10

Objektet fetare janë bërë cak i vjedhjes, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “2 Korriku”, në Istog, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka vjedhur arkën e parave të xhamisë së qytetit.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/