Policia arreston të dyshuarin për vrasjen e 39 vjeçarit

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë të dyshuarin për vrasjen e 39 vjeçarin e cila ndodhi në Shkozë të kryeqytetit të Shqipërisë, rreth orës 02:00, e shtunë.

Lajme

20/02/2016 10:55

Policia e qytetit arrestuan 29-vjeçarin Ergest Zhupani, pasi nga hetimet paraprake besohet të ketë qenë ai që ka goditur viktimën A. Lico.

“Arrestimi i tij u bë sepse më 19 shkurt, në orën 22.00, në rrugën ‘Shemsie Haka’, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prehës në kraharor, shtetasin A. Lico, 39-vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së marrë”, thuhet në raportin e policisë.

Nga të dhënat e para, autori mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kryer krimin, ndërsa më pas është larguar në këmbë, duke përfituar edhe nga errësira./Top Channel.