Policia arreston pesë personat që ishte në kërkim të tyre

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar pese persona që ishte në kërkim të tyre.

Lajme

05/02/2019 11:45

Gjatë ditës së djeshme, në lokacione të ndryshme Policia e Kosovës ka arrestuar pese persona që ishte në kërkim të tyre.

Me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit dega në Novobërd, dje në pikëkalimin kufitar në Merdarë në ora 08:30 është arrestuar një person i komunitetit rom dhe i njëjti është dërguar në vuajtjen e dënimit në burgun e Dubravës, shkruan lajmi.net.

Personi tjetër është arrestuar në mesditë në Prishtinë në rrugën “Ilaz Kodra”. Rreth orës 15:00 në këtë rrugë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i kërkuari dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Po ashtu arrestimi tjetër është bërë në Prishtinë në ora 14:45 dhe në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, shkruan më tutje lajmi.net.

Arrestimi tjetër ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë në ora 18:38. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, i arrestuari është dërguar në vuajtjen e dënimit në burgun e Dubravës.

Ndërkaq personi i pestë është arrestuar në rrugën “Adem Jashari”, Gjakovë  në Gjakovë në ora 14:20 dhe në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë, i njëjti është dërguar për vuajtje në burgun e Lipjanit. /Lajmi.net/