Policia arreston Nol Nushin, koordinatorin e sekretariateve të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia ka arrestuar koordinatorin e sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushi.

Lajme

26/12/2015 23:35

Sipas tyre, aktivistët e këtij subjekti po përndjeken na policia partiake, për shkak se siç thonë ata, protestuan kundër marrëveshjeve anti-kushtetuese me Serbinë, raporton lajmi.net.

Kjo mënyrë  e të vepruarit, VV thotë se e paralajmëron fundin e kësaj Qeverie./lajmi.net.

Lexo të plotë njoftimin e Vetëvendosjes:

Policët civilë, të prirë nga Driton Imeri, sapo kanë arrestuar koordinatorin e sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushi.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po përndjeken politikisht na policia partiake, për shkak se protestuan kundër marrëveshjeve anti-kushtetuese me Serbinë.

Në vend që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të dorëhiqen, pasi nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme, tashmë të shpallura edhe antikushtetuese, ata po vazhdojnë ta burgosin opozitën.

Kjo mënyrë e të vepruarit, paralajmëron fundin e kësaj Qeverie. Mustafa e Thaçi nuk do të mund t’i mbulojnë gabimet e tyre duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë. Qytetarët do të protestojnë masivisht më 9 Janar dhe nuk do të ketë repression policor që do të arrijë ta ndalë opozitën.