Policia arreston në Prishtinë falsifikatorin e dokumenteve, ja çka mashtronte

Policia ka arrit të kapë një falsifikues të dokumenteve, një tjetër i ka ikur.

Lajme

17/11/2017 09:48

Dje në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një institucion financiar.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe të dyshuarit tjetër i cili gjendet në arrati janë gjetur dhe sekuestruar: 4 letërnjoftime të falsifikuara, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona mobilë, një pistoletë si dhe disa dokumente tjera të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar për mashtrim- falsifikim i dokumenteve. /Lajmi.net/