Policia arreston Frashër Osekun, aktivistin e VV-së që kishte përdhosur flamurin e Kosovës

Policia ka vënë në pranga aktivistin e Vetëvendosjes, Frashër Oseku. Sipas raportimeve të mediave arrestimi i tij ka ndodhur në vendkalimin në mes të Maqedonisë dhe të Kosovës. Oseku jeton në Suedi, ndërsa në publik u bë i njohur për përdhosjen që i kishte bërë flamurit të Kosovës. Madje e quante edhe leckë.

Lajme

08/06/2018 16:49

Aktivistët e VV-së janë mobilizuar nëpër rrjete sociale duke kërkuar lirimin e tij, atë edhe po e lartësojnë. Po e quajnë çlirimtar.

Një aktiviste e VV-së ka kërkuar nga autoritetet kosovare lirimin e Osekut.

“Nuk burgoset çlirimtari, LIROJENI Frashër Oseku. Arrestoni kriminelet qe bene krim e gjenocid ne Kosove” shkruan në Facebook, N.B- aktiviste në VV.

Sidoqoftë ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij.

Policia ende nuk është deklaruar për arrestimin e tij dhe arsyet e arrestimit.

Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar.