Policia arreston dy të mitur në Prishtinë

Policia ka arrestuar dy të mitur për posedim të lëndës narkotike të llojit marihuanë.

Lajme

06/09/2018 10:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shkollën Ekonomike në Prishtinë ka ndaluar dy persona të moshës së mitur pasi që gjatë kontrollimit të tyre ua ka konfiskuar një sasi të lëndës narkotike të llojit marihuanë.

Dy të miturit janë të gjinisë mashkullore dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Lajmi.net/