Policia arreston dy të mitur në Prishtinë për grabitje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë në grabitje të armatosura, në markete, barnatore ku kishin marrë shuma të ndryshme parash madje edhe me armë zjarri.

Lajme

16/02/2017 16:11

Dy të arrestuarit janë: R.H , mashkull, 17  vjeç , dhe B.C, mashkull, 15 vjeç, që të dy nga Kosova, transmeton lajmi.net

Njërit nga të dyshuarit madje i është konfiskuar edhe një revole Ecol Special.

Pas intervistimit, dy të dusharve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Lajmi.net/