Policia arreston dy personat që rrëmbyen një femër në Prishtinë

Mbrëmë në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, nga persona të dyshuar, një femër është futur me forcë në një veturë të tipit Golf 4, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona.

Lajme

19/06/2018 16:31

Bëhet fjalë për:

S. D, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës  si dhe

E. A , mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti shtrëngim dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit policor janë në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Referuar disa informacioneve të cilat kanë qarkulluar nëpër platforma të ndryshme të informimit, se e rrëmbyera është gazetare e një mediumi shqiptar , për hir të korrektësisë, konfirmojmë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë si dhe një fakt i tillë nuk qëndron. Viktima nuk është gazetare e asnjë mediumi apo platforme informimi”, sqaron policia.