Policia arreston burrin nga Suhereka, gruaja kishte tentuar të vetëvritej pasi ishte rrahur prej tij

Mësohet se gjendja e gruas është jashtë rrezikut për jetë.

Lajme

20/10/2018 11:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Suharekë. Një grua ka tentuar të vetëvritet pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj. Policia ka njoftuar se pas rrahjes që i ka bërë bashkëshorti ajo ka pirë një sasi helmi.

Mësohet se gjendja e gruas është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa burri është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Suharekë  19.10.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte sulmuar fizikisht dhe rrahur bashkëshorten e sajë femër K/Shqiptare, e cila më pas në depresion kishte pirë një sasi helmi (Etiol). Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Prizrenit. Me urdhrin e Prokurorit, është kontrollu-bastisë shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa  i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.