Policia arreston 7 persona, në mesin e tyre dekani dhe pedagogë të Universitetit

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 7 persona. Mes të arrestuarëve janë 3 pedagogë dhe katër sekserë. 

Lajme

09/05/2018 09:14

Mësohet se në pranga janë vënë tre pedagogë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe bashke me ta edhe 4 sekserë.

Të arrestuarit:

Albert Riska, dekan

Elvira Lumi shefe e Departamentit te Gazetarise

Erjola Calja, pedagoge

Petrit Kodra, Admirim Kala, Petrit Kodra dhe Marjus Calja, në rolin e seksereve

Pedagogët dhe sekserët janë arrestuar rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor zhvilluan operacionin e koduar “Dekani”.

“Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve”, tha policia.

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

“Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike””, sqaron policia.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan./albeu.com/