Policia arreston 5 persona, ju gjetën armë e narkotikë
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë perona, për armë mbajte pa leje, posedim të narkotikëve.
Lajme
Në rastin që ka ndodhur në rrugën Shefqet Shkupi në Prishtinë, polica nga të dyshuarit ka konfiskuar 3 vetura dhe 3400 euro.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar , pasi që gjatë kontrollit në vetura dhe shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me tetë copë fishekë, 423.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, tri vetura dhe 3400 €”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ./Lajmi.net/