Policia arrestoi 20 persona për 24 orë

Personat e arrestuar janë të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Lajme

05/04/2015 12:26

Policia e Kosovë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona. Në raport thuhet se të gjithë këta janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Vrasje në tentativë, posedim ilegal i armës, sulme, ngacmime dhe persona që kanë qenë në kërkim janë arsyet që policia ka bërë këto arrestime, por nuk jepen më shumë detaje.