Policia amerikane heton rastin e vrasjes së gorillës për shpëtimin e fëmijës

Policia amerikane do të hetojë rrethanat rreth vrasjes së një gorille në një kopsht zoologjik në Sinsinati, pasi një djalë katërvjeçar ra në duart e tij.

Bota

31/05/2016 23:57

Prokurori i qarkut të Hamiltonit, Joseph Deters, ka thënë se sapo të përfundojë hetimi policor, “ata do të diskutojnë me zyrën tonë për padi të mundshme penale”, raporton BBC.

Kopshti zoologjik ka thënë se nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveçse të vrasë gorillën për shpëtimin e fëmijës, dhe ka mbrojtur masat e saj të sigurisë rreth habitatit të gorillës, transmeton Gazeta Express.

Aktivistët për të drejtat e kafshëve e kanë akuzuar kopshtin zoologjik për neglizhencë.