Polici Wilson vetëlargohet nga detyra në Ferguson

Darren Wilson, i cili ka qëlluar për vdekje adoleshentin me ngjyrë, Michael Brown, ka dhënë dorëheqje.

Bota

30/11/2014 10:24

Lajmin për dorëheqjen e policit Wilson e ka bërë të ditur avokati i tij, raporoton REL.

Ai ka thënë se klienti i tij ka qenë në pushim administrativ prejse ka ndodhur incidenti në Ferguson, më 9 gusht.

Në këtë qytet të Misurit dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar protesta të mëdha këtë javë, pasi gjykata ka vendosur të mos e akuzojë për vrasje policin Wilson.

Wilson, i cili është i bardhë, ka thënë se ka vepruar në përputhje me ligjin. Ai ka thënë se para se ta qëllonte adoleshentin, Brown e ka shtyrë atë në veturën e tij dhe e ka goditur.

Mbështetësit e Brownit thonë se kjo nuk qëndron.

Rasti ka shkaktuar debat mbarëkombëtar për marrëdhëniet midis komunitetit të zi dhe zbatuesve të sundimit të ligjit.