Polici shpëton një burrë nga qentë e tërbuar (Video)

Barrett Storm nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, ka qenë duke shkuar në punë, kur i ka parë dy qenë duke e sulmuar një burrë.

Fun

27/09/2016 12:46

Ky i fundit që mbetet i paemëruar, e ka hequr veshjen e sipërme dhe është munduar t’i largojë pit bullët që përpiqeshin ta kafshonin, transmeton Telegrafi.

Në atë moment, polici ka dalë nga vetura dhe i ka trembur kafshët. Më pas, së bashku me viktimën kanë hipur në pjesën e përparme të makinës.

Për dhjetë minuta ata kanë qëndruar në atë vend, derisa iu është ofruar ndihma.