Polici serb keqtrajton mërgimtarin në kufi

Keqtrajtimet që po iu bëhen kosovarëve në kufi të Serbisë nuk kanë të ndalur. Sidomos tani në prag të festave të fundvitit.

Lajme

31/12/2018 15:23

Në një video të publikuar të premten, 28 dhjetor nga grupi merakli t’kerreve, shihet se si një polic serb maltreton një kosovar, i cili është mërgimtar.

Fillimisht qytetari detyrohet të dalë nga makina dhe as pas disa minutave kontroll polici serb nuk ndalon, derisa mërgimtari i ofron para kesh, shkruan Insajderi.

Video ka ngritur reagime të shumta nga kosovarët duke bërë thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.

Shikojeni videon: