Polici rrihet me një nxënës në klasë (Video)

Një grindje mes një polici dhe një nxënësi adoleshent në një klasë eskaloi dhe u bë konflikt fizik, duke u shndërruar në një dyluftim të shkurtër me grushtime intensive.

Fun

25/09/2015 09:13

Fatmirësisht për nxënësin, ai arriti t’u shmanget shumicës së grushteve që polici i hidhte në drejtim të tij.

Videoja ishte incizuar nga nxënësit e tjerë të klasës dhe më pas ishte postuar në YouTube, transmeton lajmi.net.

Në video shihet një polic i cili përpiqet ta ‘frenojë’ një djalë, që duket të jetë adoleshent. Por më pas, pas disa fjalëve ofenduese, situata nxehet dhe ata fillojnë të rrihen.

Shikojeni videon: