Polici që mahniti të gjithë në ndeshjen Shqipëri – Maqedoni (VIDEO)

Të gjithë e ndoqëm ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të luajtur në “Loro Boriçi” në Shkodër, disa si tifozë në stadium, e të tjerë spektatorë nga ekrani. Por si është ta shohësh atë përmes syve të një efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë?!

Sport

09/09/2016 15:26

Qemal Murati, Mali siç e thërrasin familjarët, miqtë dhe kolegët, është pjesë e Policisë së Shtetit prej 12 vitesh. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka shpërndarë një video mjaft interesante që tregon një ditë të zakonshme pune të një efektivi të FNSH-së, e cila është përcjellë përmes Malit, si personazh kryesor.

Një familjar, me dy fëmijë, i dhënë pas sportit, dhe një profesionist që nuk ka menduar kurrë ta braktisë detyrën, pavarësisht rrezikut që ofron të mbajturit veshur të uniformës blu njëherësh me kënaqësinë për t’i shërbyer qytetarëve.

Një ditë e zakonshme që nis me përqafimin e ngrohtë në familje, stërvitjen dhe pasionin për sportit, dhe marrjen e detyrave për të garantuar rendin dhe sigurinë. Video shfaq një ditë të tijën dhe kolegëve të FNSH-së së Tiranës gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, shkruan “Gazeta Express”.

“Ndeshja Shqipëri – Maqedoni dhe Mali, një tjetër shërbëtor i shtetit, ligjit e qytetarëve! Efektiv i FNSH i dedikuar për sigurinë tonë. Historia e tij, është historia e çdo polici që bashkë me familjen dhe kolegët në Polici, sakrifikojnë për Shqipërinë që duam. Faleminderit Mal, policia që duam”, – shkruan ministri në Facebook.

Sportin e konsideron jetë, siç vetë efektivi shprehet, ndaj këtë pasion ka dashur ta përcjellë edhe tek familjarët e tij. Mali ka marrë falënderime nga mjaft pushues të rastësishëm në Velipojë, të cilët ju bashkuan stërvitjes së përditshme që ai bënte me familjarët e tij, nipër e mbesa, buzë detit. Në 10 ditë, dita ditës, stërvitjes ju bashkuan rreth 60 vetë. “Kjo është kënaqësia më e madhe që kam marrë”, shprehet efektivi, të cilin deri dje askush nuk e dinte se ishte personi që kishte marrë mjaft falënderime publike në rrjetet sociale, për gjestin e tij vullnetar.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4