Polici më i gjatë në botë, të gjithë i frikësohen në trafik

Jagdeep Singh është polici më i gjatë në botë. Në fakt, nëse do të donit të bënit selfie me të, duhet të merrni shkallë, sepse ai është më shumë se dy metra i gjatë.

Fun

13/06/2018 16:54

Njerëzit në Punjab, Indi, e kanë më mirë nëse nuk e thyejnë ligjin në trafik, aty ku ky polic punon me policinë lokale.

Duke qenë se është më i gjatë se të gjithë njerëzit e tjerë në trafik, ai është i frikshëm për këdo që tenton të thyej ligjin aty pari, transmeton Gazeta Express.

Ai është aq i madh sa që një uniformë e veçantë është dashur të punohet për të – bashkë me një palë këpucë të veçanta që u importuan nga jashtë.

Për këdo që tenton të bëjë ndonjë gjë në rrugë, ky polic është tmerrues – pasi duke qenë më i gjatë se të gjithë të tjerët, ai mund të vërejë çdo gjë.