Polici i vrau gjashtë kolegë të tij në Afganistan

Një polic i ka vrarë gjashtë kolegë të tij në një pikë kontrolli në provincën Zabul në pjesën jugore të Afganistanit, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Bota

28/05/2017 12:24

Pas të shtënave, që kanë ndodhur mbrëmë vonë, sulmuesi e dorëzoi këtë pikë së bashku me armatimin, te militantët talibanë, por forcat e sigurisë brenda disa orëve e morën kontrollin ndaj saj, ka thënë sot zyrtari policor në Zabul, Ghulam Gailani Farahi.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët i kanë rekruatuar ose kanë arritur të ndikojnë në pjesëtarët e forcave të sigurisë afgane, për të ndërmarrë sulme të brendshme kundër ushtrisë së Afganistanit dhe trupave të jashtme.