Polici fatlum, gjen ar në vlerë prej 412.000 euro

Një polic ka pasur jashtëzakonisht fat kur e ka gjetur ari në vlerë prej 412.000 eurove.

Fun

16/03/2018 16:28

Avioni që kishte pasur defekt ditë më parë në rusi duke lëshuar nga lartësia afërsisht 3.5 ton ar, ka shkaktuar mjaft polemika në rrethet se ku kanë rënë këto copa ari.

Të gjithë banorët kishin dalë për të parë se çfarë po ndodh kur nga qielli bini copa të mëdha ari, dhe ato ishin shpërndarë gjithndej, transmeton lajmi.net.

Në videon e mëposhtme shihet kur një polic gjen një copë ari me vlerë jashtëzakonisht të madhe, ajo kishte vlerë prej 412.000 eurove.

Policia kishte izoluar gjithë territorin kur kishte rënë ari dhe kishte bllokuar çdo rrugë dhe i kontrolloni makinat deri në 20 minuta secilen makinë, në mënyrë që të shikonin se smo dikush nga banorët kishte marrë arin.

Policia është duke kontrolluar për copat e arit që mungojnë dhe askush nuk lejohet që në ato momente të largohet nga fshati dhe të hyj në fshat. /Lajmi.net/