Polici dhe qytetari shuajnë një zjarr në Prishtinë (Foto)

Një zjarr që kishte nisur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është shuar nga një polic dhe një qytetar.

Lajme

18/11/2017 16:22

Një zjarr që kishte nisur në tarrasën e një ndërtese në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është shuar nga një polic dhe një qytetar.

Në fotot e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet se polici depërton nëpër tym për ta shuar zjarrin dhe më pas fqinji i banesës ku shpërtheu zjarri, nga tarraca e ti hedh ujë për të shuar flakët.