Polici amerikan lavdëron Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës për këto vite ka avancuar shumë dhe për këtë të gjithë duhet të mburren me arritjet.

Lajme

21/09/2018 10:27

Braden Schrag rreshter policie në ShBA ka ardhur në Kosovë për të dhënë kontributin e SHBA-së për Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka bërë shumë punë të mirë. Në Policinë e Kosovës gjërat kanë shkuar shumë më përpara se sa mendohet”, i tha ai sot RTK-së.

Sipas tij shteti i Kosovës duhet të mburret për arritjet e Policisë e Kosovës. Ai tha se Policia e Kosovës nuk mund ta kryejë punë vet, pa pjesëmarrjen e komunitetit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.