Policëve iu ndalohet falja e namazit

Janë obligime që duhet t’i kryejë çdo mysliman. Pas abdesit, besimtarët falin namazin si një nga pesë detyrat që duhet t’i përmbushin.

Lajme

14/09/2018 23:30

Njëjtë po veprojnë edhe këta qytetarë të Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Por, këtë gjë nuk kanë të drejtë ta praktikojnë policët të Kosovës, gjatë orarit të punës.

Drejtori i ri i Policisë, Rashit Qalaj, në Frontal ka deklaruar se një gjë e tillë paraqet pengesë në punën e tyre.

Përderisa drejtori thotë se kjo ndikon në punë, nga Bashkësia Islame e Kosovës konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut.

Këto gjëra janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, me norma të legjislaturës së Kosovës, çka është e lejueshme, ne do të kërkojmë të aplikohet, çka është e ndaluar me ligj dhe me rregullore atëherë nuk do të përzihemi dhe i respektojmë të gjitha këto, shtetin, ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e vendit. Unë personalisht nuk e pranoj këtë, kjo është shkelje direket e drejtave të njeriut, ne si institucion do të reagojmë për shkak se nuk i pranojmë dhe është shkelje e drejtave të njeriut dhe poashtu shkelje e Kushtetutës.

Megjithatë, një urdhër i tillë po respektohet nga policia.

Të premten, ditën kur besimtarë të shumtë u drejtuan në xhaminë e madhe për të falur namazin e xhumasë, në xhemat nuk u pa asnjë pjesëtarë i policisë.

Kryeimami i Xhamisë së Madhe, thotë se në kaluarën kanë pasur policë e pjesëtarë të FSK-së, e nëse praktimi i besimit nuk do të ju lejohet nëpër xhami, një gjë e tillë duhet të rregullohet brenda institucionit.

Kjo nuk u ka pëlqyer as atyre që falen rregullisht.

Ata thonë se kanë parë disa herë pjestarë të FSK-së e policisë në xhami.

Dikush tjetër, tregohet më i ashpër.

Por, njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se kjo gjë duhet të kishte ndodhur kohë më parë.

Avni Islami i tha Frontal-it se policisë së Kosovës nuk i jep imazh të mirë, qëndrimi nëpër kafene apo edhe në xhami me uniformë zyrtare.

Vendimi i drejtorit të Policisë, që policët të qëndrojnë larg institucioneve fetare erdhi sipas tij për të sjellur rregull në këtë institucion.