Policët më të mirë që keni parë ndonjëherë (Video)

Disa policë nga Zelanda e Re u bënë “hit” në rrjetet sociale me diçka që shumë pak pritej prej tyre.

Fun

04/10/2016 14:47

Me të hyrë në ashensor, ata nisën të bëjnë muzikë me duar e me të goditura në ashensor, kështu me rend kush futej brenda, transmeton lajmi.net.

Simon Flanagan, këshilltar i lartë i medieve sociale për Policinë tha se video është pjesë e një fushate që ata e quanin “Përtej të Kaltrës”, e cila ka për qëllim të tregojë diversitetin dhe interesat e ndryshme që ka policia.

Megjithatë, video e bërë, u shpërnda anembanë botës e madje edhe nga vetë zyrtar të lartë të policisë.

Qesharake, interesante dhe mjaft e këndshme, është kjo video e disa policëve që krijojnë vetë muzikë në ashensor. /Lajmi.net

YouTube player