Policët që shkelin rregullat e trafikut dënohen me gjobë dhe me masa disiplinore

Shkeljet e rregullave të komunikacionit ndodhin çdo ditë dhe nga gjithkush. E ata që nuk i respektojnë rregullat në fjalë, marrin gjobën e merituar nga Policia e Kosovës. Por çfarë ndodhë kur shkelësit e këtyre rregullave, janë vetë zyrtarët policor.

Lajme

31/07/2015 16:34

Për këtë çështje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për lajmi.net se rregullat e trafikut rrugor, vlejnë njëjtë sikurse për të gjithë qytetarët.

Bile, sipas tij, ndaj tyre jo vetëm që merren masat e njëjta bazuar në ligj, por edhe masa të brendshme disiplinore , varësisht prej shkeljeve që bëhen.

“Nuk amnistohet asnjë zyrtarë policor nëse bën shkelje apo bie në kundërshtim me dispozitat ligjore. Në rastin e policëve inciohet edhe procedura e shkeljes, varësisht çfarë shkelje apo kundërvajtje ka bërë, inicohet procedura e brendshme diciplinore, pra inicohen dy procedura”, tha Kelani, për lajmi.net.

polivi

Mirëpo, ai theksoi se ka raste kur një zyrtar policor fotografohet nga dikush për shkak se ka parkuar veturën në mënyrë ilegale, por që sipas tij, kjo ndodh në ato raste kur nuk ka vendparking për vetura, përderisa zyrtari policor patjetër duhet të intervenojë që t’i shpëtojë jetën dikujt

Sepse, siç vlerësoi ai, më me rëndësi është jeta se sa parkingu i veturës.