Policët që nuk lejohen të kërkojnë kriminelin, i sulmon gjeli i detit

Gjeli i detit njihet për agresionin që ka kundrejt njerëzve, në rast se i cenohet territori apo të vegjlit.

Fun

10/11/2018 21:57

Këtë agresion ky lloj i kafshës e ka shfaqur edhe ndaj një njesiti policor në Kolorado, të cilët përgjatë asaj periudhe ishin në detyrë dhe në kërkim në njërin nga pyjet e këtij vendi, transmeton lajmi.net

Videoja e mundësuar nga njëri nga policët shfaq gjelin e detit duke ndjekur këta të fundit deri tek makina e tyre.

Ata vazhdimisht tentojnë që ta mbajnë larg nëpërmjet shkopit të gomës, mjet ky i cili iu ndihmoi që të mos pësonin ndonjë sulm nga shpendi.

Ndiqeni videon më poshtë për të kuptuar se çfarë ndodh./Lajmi.net/

YouTube player