Policët ndalojnë veturat që rosat ta kalojnë rrugën sigurt (Video)

Policët në Zelandë të Re kanë ndihmuar një rosë dhe të vegjlit e saj që të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt, duke u kujdesur që veturat të mos i shkelin.

Fun

12/09/2015 13:56

Videoja – që shfaqë momentin mahnitës kur policët ndalin veturat që këto rosa të kalojnë rrugën pa u mbytur, është bërë hit menjëherë në rrjetet sociale.

Policët ishin duke ecur një rrugë në Canterbury, Zelandë të Re kur ata i vërejtën rosat dhe u siguruan që ato të kalojnë rrugën shëndosh e mirë, transmeton Lajmi.net.

Videoja ishte postuar në Facebook, por ju mund ta shihni atë më poshtë në YouTube: