Policët me fat, kjo është makina që Ford ka prodhuar për ta

Kompania prodhuese e makinave Ford sapo ka zbuluar makinën "Explorer 2020" në Auto Show-in e 2019-ës në Detroit, të cilat mund t'i shohim tash e tutje në departamentet e policisë përreth ShBA-ve.

Auto & Tek

16/01/2019 17:00

Makina karakterizohet me një motor 3.3 litërsh hibrid, për të cilin thuhet se do t’i jepë përformancë të shkëlqyer, krahas mbushësit turbo 3.0 litërsh V6.

Të gjitha modelet e makinave do jenë të pajisura me transmision automatik me 10 shpejtësi dhe me rrota të cilat do të jenë në gjendje të përballojnë terrene jashtë rrugëve, transmeton lajmi.net.

“Police Interceptor” gjithashtu ka dritat LED, një sistem ftohje të avancuar, frena të fuqishëm dhe pllakë anti-shpim prapa ulëseve të përparme. /Lajmi.net/