Policët largohen nga Kuvendi (Foto)

Numri i policëve te Kuvendi i Kosovës ka filluar të pakësohet. Siç raporton KosovaPress, njësitet policore kanë filluar të shpërndahen.

Lajme

14/12/2015 23:55

Numër i madh i policëve që nga orët e hershme të mëngjesit janë stacionuar para Kuvendit të Kosovës ku ende po vazhdon seanca e Kuvendit.

Seanca e sotme sikurse edhe herave tjera është përshkruar me gaz lotsjellës dhe me arrestime të deputetëve nga opozita.