Polica tregon pse u arrestuan aktivistët e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka arsyetuar vendimin për arrestimin e dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Veton Dragusha e Blerim Maqastena.

Lajme

21/04/2017 11:42

Sipas komunikatës së policisë rajonale të Prishtinës, thuhet së është zbatuar vendimi i gjykatës

“Më datë 21.04.2017 rreth orës 09:00, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar dy urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë,  për sigurimin e prezencës  së  dy  personave në seancë gjyqësore”.

“Urdhëresat janë e nxjerrë në muajin prill të këtij viti,  dhe në to janë  specifikuar detyrimet, për policinë, që të pandehurin V.D dhe B.M,  me datën 21.04.2016, të dërgohen në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën Themelore”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Policia thotë sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.

Kurse Vetëvendosje ka thënë se këto arrestime dhe përndjekja ndaj aktivistëve të tyre duhet të ndalen dhe po ashtu të vazhdojë përpjekja për rrëzimin e kësaj qeverie./ Lajmi.net/