POLEMIKË ME INJORANTË

Kur shkrova para zgjedhjeve se PDK dhe LDK nuk e meritojnë votën nuk e bëna ngase e dija se do të humbin. Përkundrazi. As që pritsha të humbin kështu. E dëshiroja humbjen e tyre po. Me gjithë zemër. Dhe me ato metodat e mia modeste bëja çmos të arrij sa më shumë njerëz për t'ua shpjeguar këtë. Të njëjtën ua dëshiroja partive në Maqedoni.

Lajme

29/06/2017 11:15

Por pasi që konkurrencë patën edhe më të këqinjt, nuk doja të humbin më shumë se kaq. Shpresa e vetme se megjithatë do humbin këta, vërtet nuk ishte aspak “shkencore, objektive”, por më shumë parareligjioze: Shpesh i pëshpëritja vetes; nëse vërtet ka një fuqi supranatyrore, e cila është kujdesur që bota të jetë me shumë kultura, raca, popuj ajo i ka shpëtuar që të mbijetojnë edhe shqiptarët me identitetin e tyre edhe pse e meritojnë t’i shkoqësh me dru.

Nëse vërtet – mendoja – ekziston kjo fuqi ajo nuk i le pa i ndëshkuar këto parti shqiptare që për pare, lidhje e tru-shpëlarje lejuan që në Kosovë dhe Maqedoni të futen aq shumë organizata mesjetare, refraktare, qëllimkëqija, radikale, ekstremiste që t’ua bëjnë pikë e pesë shoqëritë dhe mbi 500 të rinj t’ua hedhin si kufoma Sirisë, Irakut e gjithandej. Dëmet që sillte sjellja e këtyre trukorruptuarve parasëgjithash i sinjalizoi pakkush, një grusht njerëzish. Plotë qytete shqiptare sot kur përshkruhen nga të huajt bëhet në mënyrën krahasuese me ato homologet në Pakistan, Afganistan, Turqi. Dakord secili shijen e vetë se a donë të ulet në postaqia e qilima apo në fotelje.

Por jo ky ndryshim, ky ngjasim, kjo përdhosje e arkitekturës, arteve, veshjes, ngrënies, festimit, fjetjes dhe papunës nën hije shtrirë arsyetohet me religjionin, fenë, besimin. Gjithçka e bëjnë për Muhamedin. Dhe kur i pyet se ku e ka shkruar këtë ai të përgjigjen me një shkrim që as dekoduesit e asirishtes e hieroglifave nuk e kuptojnë e lere më njeriu i shkolluar ballkanit.

Është kjo rastësi që 99% e apologëve të këtij versioni të jetesës janë analfabetë totalë. Është e rastësishme që 99% e tyre komunikojnë me një gjuhë fekaloperverse sikur ta kishin mësuar fjalorin e dytë të Vuk Karaxhiqit përmendsh.

Dhe ja ulërima: mosni se janë popull! Dhe klithja vijnë nga ata që operojnë me këtë turmë. Që ju duhet se masë të shkolluarish nuk u bashkëngjitet dot. Ju duhet për vota. Për revolucione imagjinare – për pushtet ju duhet qafirave, për asgjë tjetër.

Janë koketerët e radhës si të parët, të cilëve aq thellë, aq me dëshirë ua dëshiruam humbjen? Po e njejta pako e djallit me fytyrën e Madonës a Rafiqes.

Dhe tash ju miq të mi prisni që unë dhe gjithë ata të tjerë të mos i akuzojmë të fundit se ja e paskan pasë për votë. Talleni me mua. Ma fyeni inteligjencën? E dini pse nuk fituan të parët dhe asnjë parti që fyerjen e kulturës shqiptare e bën shprehi? E dini pse këta që vunë Allahun në flamur as 1% nuk e morën? Jo se nuk ka besimtarë. Porse çdokush që ka kaluar filloren e dinë se gjithë këta janë manipulantë të ndërsyer nga qendra injorante që besojnë ta shkatërrojnë atë që nuk e prishi kush dot me mijëra vjet: kulturën, gjuhën shqipe dhe shumë gjuhë tjera që do t’i ketë falë ajo superfuqia natyrore dhe e cila nuk don që këto të humben.

Kur do ta kuptoni këtë?

Kur do të kuptoni se s’ka fuqi që e përmbys një gjuhë e kulturë vetëm se donë dikush ta zgjerojë e shumojë racën e vetë? Kur? Kulturat zhduken ndryshe por jo me dhunë, jo me përdhunim, jo me mohim e më hiç me pare për ca pitalka.

Si ka mundësi t’i mohosh e përqeshës 200 vjet kulturë mbijetese e për liri duke i krahasuar me një passapun mjekërzi? Si. Oj qurë ballkanike kush ta dha këtë të drejtë. Dhe ja…hajde fito votën p¨ersëri.

No passaran! Sa të ketë shqiptarë mbi këtë tokë që duan edhe shqipen si gjuhë për komunikim ju do humbni!