Polemika të ashpra për energjinë mes Kurtit e Haradinajt në Kuvend

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka polemizuar me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj mbi situatën e energjisë elektrike të krijuar në Kosovë.

Lajme

26/04/2018 16:59

“Kemi pikëpamje shumë të ndryshme, në mandatin e kaluar shteti ishte i  kapur dhe vazhdoj të besoj që shteti është ende i kapur, pra për mua nuk është qeveria e re. Këtu kanë defiluar si në sfilatë ministra dhe zëvendësministra”, deklaroi Kurti, raporton lajmi.net

“Ju e keni marrë stafetën në të njëjtin rreth dhe po thoni që e keni fanellën ndryshe. Strategjia energjetike ka ardhur në kuvend pas marrëveshjes me “Contour Global”, kjo tregon mosrespektin ndaj strategjisë që ne vet i hartuam. Duhet të bëhen ato shpronësime në Hade e Shipitullë mirëpo nuk duhet të barazohen banorët, sepse aty ka edhe zaptues të pronave për të cilët duhet të ngriten edhe aktakuza”, përfundoi Kurti.

Haradinaj i është përgjigjur Kurtit duke thënë se ka të drejtë të mos i shoh këto ndryshime, por qytetarët e Kosovës po e shohin ndryshimin.

“Masi nuk po do m’i pa këto ndryshime, atëherë ki ndikime nga dikush”, tha Haradinaj. /Lajmi.net/