Polemika të ashpra në mes të Xhavit Halitit dhe Anton Qunit – Lajmi.net
Polemika të ashpra në mes të Xhavit Halitit dhe Anton Qunit
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:03, 17 April 2018
Deputeti nga rradhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka pasur polemika të ashpra me deputetin e LDK-së , Anton Quni, pas akuzave të këtij të fundit drejtuar Halitit se ka marrë 8 milionë euro në mënyrë të paligjshme gjatë qeverisë Bukoshi.

“Në strukturat politike dhe ushtarake ka pasur bashkëpunim të ngushtë mes UÇK-së dhe qeverisë së Kosovës. Struktuarat e UÇK-së nuk janë marrë me kalamajtë që kanë nejt nëpër therra, unë të besueshëm e kam pasë vetëm Bujar Bukoshin”, deklaroi Haliti, raporton lajmi.net.

“Nëse ke fakte që kam marrë 8 milionë euro, unë jap dorëheqje sot, a je i gatshëm me dhanë dorëheqje publikisht” u shpreh Haliti.

Ndërsa, në reagimin e tij, Anton Quni ka thënë se Haliti shumën prej 8 milionë euro e ka marrë nga koloneli Ahmet Krasniqi Quni ka thënë se brenda pak ditësh do të sjellë faktet për këtë shumë. Sipas tij, nuk asgjë të keqe nëse janë ndarë para për UÇK-në.

Mirëpo i shpejtë ishte edhe reagimi i Halitit.

“Ti nuk din kurgjo për atë punë, as ata shoktë e tu nuk dijnë kurgjo për atë punë, është bisedu me Bujar Bukoshin, ju tjert keni qenë ushtarë dhe keni luftu apo skeni luftu është dicka tjetër, edhe në atë betejën që e ke bo bashke me të tjerët, ju nuk e përmendni kurrë marrëveshjen për me qenë bashkë. Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi mund të flasin për çështjet politike dhe jo ti, dhe shuma që e ke thanë nuk është e vërtetë”, deklaroi Haliti.

Pas këtij debati të ashpër, Anton Quni ka kërkuar përsëri fjalën, mirëpo nuk i është dhënë. Pas kësaj Quni është afruar afër foltores së Kuvendit ku kanë diskutuar me Halitin. Aty afër ishin edhe deputetët e tjerë të LDK-së./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Anton Quni, Xhavit Haliti

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool